Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Humolli: Shpallja e pavarësisë së Kosovës është rezultat i presionit qytetarë

Humolli: Shpallja e pavarësisë së Kosovës është rezultat i presionit qytetarë

Kanë kaluar që katër vite që Kosova nuk ka arritur ta sigurojë asnjë njohje ndërkombëtare. E fundit në këtë drejtim ishte ajo e Izraelit me rastin e Marrëveshjes së Uashingtonit. Në një mënyre gjatë këtij harku kohor, Kosova është gjendur një status quo, sa i përket aspektit dimensionit ndërkombëtar të shtetësisë. Duke shtuar edhe faktin se është bllokuar edhe zbatimi i Marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksi i Ohrit, që po ashtu konsiderohet si kusht i agjendës integruese euro-atlantike.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për TV Arbëria ka folur deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli i cili deklaroi se shpallja e pavarësisë së Kosovës është rezultat i presionit qytetarë dhe vëllimit të brendshëm të popullit që ishte në prag të shpërthimit kundër ndërkombëtarëve.

“Shpallja e pavarësis së Kosovës është rezultat i presionit qytetarë dhe vëllimit të brendshëm të popullit që ishte në prag të shpërthimit kundër ndërkombëtarëve, ndërkombtarët e kanë pa dhe e kanë vërejt këtë gjendje për t’i ik këtij shpërthimi kanë dhënë dritën e gjelbërt klasës politike për ta shpallur pavarësinë në Shkurt dhe nuk e kanë vonuar që të mos vijë pranvera sepse në pranverë ka pas me shpërthy në përvjetorin e protestave të 2004 pavarsia ka qenë kompromis ndërkombtar dhe vendor në mes asaj me u bashku me Republikën e Shqipërisë. E drejta e shqiptarëve dhe hegjemonis Serbe që Kosova të jetë padrejtësisht pjesë e Serbisë”, është shprehur Humolli.

Humolli thotë se klasa politike në vendin tonë nuk e ka vërejtur presionin dhe gatishmërin e qytetarëve, ndërkohë miqtë e Serbisë dhe miqtë tanë ndërkombtarë e kanë parë se paqja në ballkan është e rrezikuar seriozisht.

“Klasa jonë politike këtë presion dhe gatishmëri të qytetarëve nuk e ka vërejt apo nuk i beson popullit tonë kurse miqtë e Serbisë dhe miqtë tanë ndërkombtarë e kanë vërejt të saktë dhe e kanë pa se paqja në ballkan është e rrezikume seriozisht”, tha Humolli për TV Arbëria.

Më tej, ai potencon se miqtë e vendit tonë e kanë shfrytëzuar gatishmërinë e qytetarëve për t’a detyruar Serbinë që ta pranojnë pavarësin e Kosovës.

“Miqtë tanë e kanë shfrytëzuar këtë gatishmëri të qytetarëve për t’a detyruar Serbinë dhe miqtë e Serbisë për ta pranuar faktikisht pavarësinë e Kosovës ashtu siç janë detyruar me pranu bombardimin e NATO-s prej frikës se do çlirohet Kosova dhe miqtë e Kosovës do kishin ndihmuar UÇK-n dhe Kosova do çlirohej kurse ndërkombtarët me lejen e Serbisë do detyrohej me intervenu me hy në Ballkan për ta ruajtur Serbinë nga shkatërrimi si shtet se këtu do hynin në luftë shtetet tjera që Serbia u ka borxhe sepse Serbia është e ndërtuar në toka të popujve të Ballkanit. Dhe në vend se të ishte në ofenziv politik për të drejtën tonë klasa jonë ka hy politikisht në defanziv. Se klasa jonë politike është befasuar pse ndërkombëtarët e kanë pranuar pavarësin sidomos miqtë e Serbisë në Evropë.”

Sipas tij, pas pavarësisë kur kanë pranuar të bisedojnë me Serbinë për Kosovën i kanë vendosur në pozitë jo të mirë miqtë tanë, ndërkaq palën e Serbisë e kanë vendos në një pozitë më të favorshme.

“Dhe pas pavarësis kur kanë pranuar të bisedojnë me Serbinë për Kosovën i kanë vednos në pozitë të keqe miqtë tanë dhe i kanë qit në pozitë të favorshme miqtë e Serbisë dhe Serbinë”, tha ai.

Tutje, deputeti thekson se derisa klasa politike në Kosovë nuk e kupton se bombardimi dhe shpallja e pavarësisë është kompromis politik i ndërkombëtarëve, e që ky kompromis është ndërmjet miqëve tanë dhe të Serbisë, e ky kompromis është si rezultat i presionit popullor e jo klasës politike.

“Deri sa klasa politike në Kosovë nuk e kupton se bombardimi dhe shpallja e pavarësisë është kompromis politik i ndërkombëtarëve e ky kompromis është në mes të miqëve tanë dhe miqëve të Serbisë, e ky kompromis është si rezultat i presionit popullor e jo klasës politike që është ndëgjuese ndaj ndërkombëtarëve”, deklaroi Humolli.

Humolli konstaton që në momentin që klasa politike është e lidhur me popullin, atëherë Serbia do bëjë presion në Kombet e Bashkuara që Kosova të njihet kështu e gjymtuar si është territorialisht Kosova duhet me pa drejt pozicionin e vet.

“Në momentin që klasa politike është i lidhur me popullin dhe energjit popullore nuk i amortizon po i drejtojnë, atëherë Serbia do na lutë me pranu Serbinë dhe do bëjnë presion në Kombet e Bashkuara që Kosova të njihet kështu e gjymtuar si është territorialisht Kosova duhet me pa drejt pozicionin e vet”, përfundoi Humolli për TV Arbëria.

Powered by WordPress