Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Humolli: Kosovë e komb nuk është vetëm VV-ja dhe Albin Kurti!

Humolli: Kosovë e komb nuk është vetëm VV-ja dhe Albin Kurti!

Deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka folur në lidhje me çështjen e Urës së Ibrit.

Humolli në lidhje me situatën e krijuar tha se qeveria aktuale tashmë e ka parë se Kosova nuk ka vetëm Serbinë armike.

Tutje ai tha se Kosova, vetëm, pa angazhim kombëtar dhe angazhim në mënyrë produktive, është e pafuqishme.Humolli tha se duhet të shihet se ‘Kosovë e komb nuk është vetëm VV-ja dhe Albin Kurti’.

“Tani e ka pa se Kosova nuk e ka armik vetëm Serbinë, as nuk është mbeshtetës i Serbisë vetëm Rusia”, deklaroi ai.“Po dëshirojë të besoj se e ka pa, se pa angazhim të potencialit kombëtar dhe me ditë me angazhu në mënyrë produktive është i pafuqishëm vetëm si Kosovë, dhe sidomos me pa se Kosovë e komb nuk është vetëm VV-ja e më mirë me thënë Albin Kurti” tha Humolli.

Sipas Humollit qeveria aktuale duke besuar se janë vet të mjaftueshëm, siç tha ai kanë shkuar në ekstremin tjetër.

“Mandatin e ka marrë për mos me i bë gabimet që i kanë bërë udhëheqësit tjerë. Të tjerët besonin se Kosova është Bashkësia Ndërkombëtare, duke e injoruar kombin kanë injoruar veten e vet kurse qeveria aktuale ka shkuar në ekstremin tjetër kanë besuar se janë vet të mjaftueshëm”, përfundoi deputeti i pavarur, Fatmir Humolli për “Gazeta Blic”.