Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se Kosova është ajo që duhet t’i vendosë kushte Serbisë për takim.Humolli në një përgjigje për GazetaBlic thekson se, nuk ka fare rëndësi se cilat janë kushtet e Vuçiqit, por sipas tij, Kosova nuk duhet të tregohet naive.
“Në vend që Qeveria e Kosovës të vendos kushte, çet Vuçiqi”, tha Humolli.
“Nuk janë me rëndësi kushtet e Vuçiqit, por Kosova nuk duhet të jetë aq naive që të pranojë çfarëdo bisede për Kosovën me Serbinë. Qeveria e Kosovës nuk është në rrugë për t’i zgjedhë problemet me Bashkësinë Ndërkombëtare, sepse këto takime me Qeverinë serbë do të ndikojnë keq”, shtoi ai.
“Rruga për zgjidhjen e problemeve është të sqarohet se kompromisi ka qenë pavarësia, ne ende jemi duke diskutuar me kriminelët serb, fatin tonë”, tha Humolli.