Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Humbjet strategjike të Kosovës nga planet për hapjen e Urës mbi lumin Iber dhe vendim për ndalimin e mallrave serbe

Humbjet strategjike të Kosovës nga planet për hapjen e Urës mbi lumin Iber dhe vendim për ndalimin e mallrave serbe

Shkruan Afrim Kasolli

Për më shumë së një muaji Qeveria e Kosovës i ishte ekspozuar një presioni të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, rreth planeve të saj për hapjen për qarkullim të automjeteve mbi urën lumit Ibër. Shtetet e QUNIT-it dhe misioni paqeruajtës i KFOR-t në Kosovë e kishin kundërshtuar këtë nismë me argumentin se mund ta përshkallëzojë situatën e sigurisë në pjesën veriore.

Madje, Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, në veri pat paralajmëruar se një veprim i tillë mund ta rrezikonte edhe jetën e ushtarëve amerikanë që shërbejnë në kundër të trupave te NATOS-së në Kosovë, e që janë përgjegjës për garantimin e sigurisë së përgjithshme të vendit. Zyrtarët e pushtetit fillimisht tregoheshin indiferentë ndaj këtyre shqetësimeve. Tashmë sipas tyre duhej të kryhej ajo që është dashur të ndodhtë pas përfundimit të luftës dhe shpalljes së pavarësisë.

Kurse “spekulohet” se për këtë qëllim kishte udhëtuar drejt Kosovës edhe Shefi Agjencisë Qendrore Informative Amerikane (CIA-së), Ëillima Bërns. Dhe pas takimit me kryeministrin Kurti kjo temë u hesht ne opinionin publik. Mungonte ajo retorikë dalldisëse se hapja e urës është çështje ditës. Mirëpo, edhe përkundër faktit se nuk ndodhi asgjë, përsëri ky zhvillim paraqet një humbje strategjike shtetërorë. Sepse e transmetoi mesazhin se Kosova e kupton vetëm gjuhën e kërcënimit dhe presionit. Në vend se të ishte e kundërta, ku këto çështje të adresohen në mënyrë diskrete e pa zhurmë në opinionin me aleatët, ato shndërrohen në burim të tensioneve politike. E ku mjerisht Kosova definohet si palë mbi të cilën duhet të ushtrohet presioni ndërkombëtar për të shmangur eskalimin e situatës.

E njëjta logjikë i ka karakterizuar edhe mosmarrëveshjet me Gjermaninë për ndalimin e mallrave me origjinë nga Serbia. Qeveria e ka arsyetuar këtë masë nga nevoja për siguri, sepse dyshohej që së bashku me mallrat importoheshin edhe armatim. Për këtë qëllim, i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Mario Sarrazini, kishte udhëtuar për t’u takuar me kryeministrin Kurti me qëllim që të gjendet një gjuhë e përbashkët. Mirëpo sipas tij, Qeveria e Kosovës e kishte refuzuar ofertën e shtetit dhe të tij dhe disa shteteve tjera evropiane, për t’i pajisur doganat e Kosovës me mekanizmin e X-Ray, ku do të bëhej e mundur detektimi i armatimit në mjetet transportuese të mallrave.

Madje, zyrtari gjerman kishte thënë edhe diçka tjetër, që sipas tij e bënte të dështuar këtë masë bllokuese, sepse nuk ka asnjë indikacion që përkundër imponimit të saj është demilitarizuar veriu. Në fund ai kishte kërcënuar se nëse pushteti nuk ndërron mendje dhe nuk i merr parasysh këshillat e tij, atëherë Kosova do të mund të përjashtohej si nga tregu rajonal CEFTA- ashtu edhe Procesi i Berlinit.

Duket që ky “shantazh” i shtetit gjerman më në fund dha efekte. Sepse sot, Qeveria ka njoftuat së është tërhequr edhe nga vendim, ku tash e tutje do të lejohen mallrat me origjinë nga Serbia. Mirëpo, duke lënë pas edhe një humbje diplomatike dhe strategjike për shtetin e Kosovës. Sepse, po ashtu edhe në këtë rast mesazhi është i qartë se Qeveria e Kosovës e kupton vetëm gjuhën e presionit dhe kërcënimit, e jo bashkëpunimit e partneritetit.

Powered by WordPress