Shkruan: Afrim Kasolli
Rënia eventuale e regjimit në Iran për shkak të protestave masive të qytetarëve të atij, krahas ndryshimeve të brendshme si dhe kthesës se re gjeopolitike që do të prodhonte në Lindje të Mesme, po ashtu do të shënonte një goditije ndërkombëtare edhe për Rusinë e Putinit. Kjo disfatë e mundshme do t’i shtohej asaj të kolapsit të regjimit të Bashar al Assadit në Siri si dhe largimit nga pushteti të Nicolas Maduros në Venezuelë.
Kur Vladimir Putin e ndërmori atë që e quante si operacion special në Ukrainë, mbase nuk e ka përjashtuar një aksion të tille si pjesë e një plani më të madh për ta restauruar peshën e dikurshme gjeopolitike sovjetike. Por sot kur kanë kaluar katër vite që nga fillimi i asaj lufte Moska ia ka dalur ta pushtoi vetëm 20 per qind të territorit ukrainas dhe atë me humbje të jashtëzakonshme njerëzore, si dhe ka dështuar t’i mbrojë aleatët ndërkombëtarë me anë të të cilëve metonte ta mbante hegjemoninë ruse në shumë vende te botes.
Ky fakt matje ka bërë që edhe shumë zyrtarë të Venezuelës ta pranojnë se
aleanca me Rusinë, nuk paska qenë asgjë tjetër pos një iluzion. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth, nuk la pa u tallur me ndihmen ruse per atë shtet të Amerikës Latine. Gjatë një fjalimi, në kuadër të turit të tij “Arsenali i Lirisë” në Virginia, Hegseth iu referua drejtpërdrejt sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore, duke ironizuar dështimin e tyre për të ndaluar forcat amerikane. “Rreth 200 nga amerikanët tanë më të mirë hynë në qendër të Karakasit tre net më parë për të kapur një objektiv të profilit të lartë. Duket se ato sisteme ruse të mbrojtjes ajrore nuk funksionuan edhe aq mirë, apo jo?”,
E njëjta gjë kishte ndodhur edhe gjatë luftës disa ditore fillimisht të Izrealit dhe me pastaj goditjes së ShBA-ve ndaj punishteve bërthamore të Iranit. E para Forcat Mbrojtëse të Izraelit ia kishin dalur ta “pushtonin” hapësirën ajrore e Iranit dhe më pastaj kishin filluar sulmet. Me këtë rast edhe Teherani të gjitha shpresat për një mbrotje të tillë i kishte pasur te sistemi i mbrojtjes kundër ajrore ruse S-300.
Është e ditur se ndër kauzat kryesore të regjimit te Teheranit ka qenë mbushellimi ideologjik i popullsisë vendase kundër Izrealit dhe ShBA-ve. Ushqimi me iluzione për fitore përfundimtare kundër këtyre dy shteteve. Madje funksion të këtij Irani pat investuar në forcimin e asaj që njihet si Aksi i Rezistencës nëpërmjet organizatave sikur Hezbellohu, Hamasi, rebelët Huthi në Jemen etj.
Mirëpo, demolimi i disa prej tyre nga lufta me Izraelin si dhe poshtërimi i përjetuar brenda vendit për shkak të paaftësisë reale për t’u mbrojtur nga sulmet e SHBA-ve dhe Izrealit duket që e kanë zhveshur kastën teoktratike të drejtuar nga Ajatollahu në sytë e opinionit vendas nga iluzioni kryesor i saj.