Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Humbja e “revolucionarit post-modern”

Humbja e “revolucionarit post-modern”

Përgatiti: Afrim Kasolli

Para dy dite bota e modës e humbi atë që është qujtuar si njëri nga gurut kryesorë të stilit modern të veshjeve. Giorgio Armani ndërroi jetë në moshën 91 vjecare. Ai ishte stilisti i pare pas Coco Chanel që solli një ndryshim të qëndrueshëm në mënyrën se si njerëzit vishen, shkruan BBC.

I lindur para Luftës së Dytë Botërore, ai u rrit brenda një tradite që i mbronte stilet e ngurta dhe se falë shpikjeve të tij u prodhua një lëvizshmëri  gjithnjë e më madhe shoqërore në gjysmën e dytë të shekullit 20-të.

Sidoqoftë si një nga arritjet e tij kryesore në sferën e kostumeve do mbahet mend fakti se ai e “e feminizojë atë për burrat dhe popullarizoi për gratë”.  Në vend të barrierave sociale mbi veshjen ai i tejkaloi kufizimet dhe ngurtësinë e stileve duke “ndikuar që burrat të ndihen më të sofistikuar dhe gratë me të fuqizuara në vendin e punës” Prandaj me të drejtë artikulli në fjalë konstaton se shumë media e cilësuan atë si “stilistin e parë post-modern”, Kurse për shumë tjetër ai përfaqësonte një revolucionar në botën e modës.

Jeta e tij kaloi nëpër shume peripeci. I Lindur në Piacenza, në veri të Italisë, më 11 korrik 1934 ai pa me sytë  tij rrënimin e citadelës së sigurte familjare nga lufta si dhe njohu vështirësitë për të siguruar bukën e gojës. Ishte lufta ajo që më mësoi, do të shprehej G.Armani, se jo çdo gjë është glamuroze.

Si i ri nuk e dinte rrugën e tij jetësore. Në vitin në 1956 u regjistrua në fakultetin e mjekësisë, por pas tri viteve e braktisi atë. Hyri në jetën ushtarake, por as disiplina e e rreptë e kësaj jetë nuk e kënaqte, deri sa gjeti një punë si dekures vitrinash në Milano.

Ai mësoi se cilat lloje të stofave i pëlqenin klientëve dhe shkonte vetë në fabrikat tekstile për t’i blerë ato. U bë ekspert në mënyrën se si ndërtohej materiali dhe e përdori këtë njohuri për të përsosur qepjen.

Falë kësaj shkathtësie “kostumet për meshkuj u bënë më të buta dhe më sensuale. Kuptohet, një inovacion i tillë relfktonte ndryshimin edhe në vetë mënyrat se i burrat kishin filluar ta perceptonin rolin  tyte në vitet ’60 të shekullit të kaluar, por që ende nuk ishte manifestuar ne modë.  Në anën tjetër hyrja gjithnjë  e më madhe e grave në tregun e punës krijoi një mundësi, për të cilën Amrnai ishte shprehur se e “Kuptova se ato kishin nevojë për një mënyrë veshjeje që të ishte ekuivalente me atë të burrave, diçka që u jepte dinjitet në jetën e tyre profesionale.” Pra me kostumet elegante dhe të përpunuara me mjeshtëri të Armanit, grave iu ofrua një alternativë ndaj fustaneve të ngurta dhe të vështira që i vishnin nënat e tyre në punë. Ato përçonin feminitet, por ishin gjithashtu një deklaratë e fuqishme për barazinë.

Kur ishte pyetur për jetën e tij, Armani ishte shprehur se ai kurrë  ai është si dikush që është gjithnjë i pakënaqur dhe obsesiv në kërkimin për përsosmërinë, duke mos u dorëzuar kurrë derisa të arrij rezultatet që dua.”

E tillë qe jeta e kësaj ikone. Nga paknaqesia për vetën iu shtua pasion për format e përsosura të jashtme. /TV Arbëria