Lidhur me kërkesën që ka bërë presidentja Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese për dështimet e njëpasnjëshme të seancës për konstituimin e Kuvendit, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu thotë se vendimet e marra nga Kushtetuesja janë ligje dhe si të tilla duhet të respektohen.
Sipas tij, nëse pas 30 ditësh nuk konstituohet Kuvendi, janë dy masa që duhet të merren: humbjeve të mandateve dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Për kërkesën përmes së cilës Osmani kërkoi sqarime shtesë se çka ndodh pas afatit 30 ditor dhe pezullimin për rrjedhën e afatit, ka folur Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tij, vendimet e marra nga Kushtetuesja konsiderohen ligje dhe çdo ligj që nuk respektohet ka masa.
“Presidentja është dashur të bëj një kërkesë Gjykatës Kushtetuese sqarim për aktgjykimin se si të veproj pas 30 ditësh pasi që është i vetmi autoritet me legjitimitet dhe legalitet të plotë për ruajtjen, ngritjen dhe garancionin e funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës…”, tha Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar
Kryeziu ka folur për masat që pasojnë nëse nuk arrihet zgjidhje deri më 26 korrik, kur edhe përfundon afati 30-ditor.
Ndërkohë, kërkesën e Osmanit në Kushtetuese e kanë kritikuar PDK dhe AAK.