Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Humbja e dyfishtë e Kosovës përballë Listës Serbe

Humbja e dyfishtë e Kosovës përballë Listës Serbe

Shkruan: Afrim Kasolli

Çka do të sjell e ardhmja mbetet te shihet. Sepse askush nuk mund ta parashikojë atë ne mënyrë profetike.

Megjithatë, deri me tani beteja elektorale për ta privuar Listën Serbe si nga pushteti komunal nepermjet përpjekjeve për të mos e certifikuar atë në KQZ, nisme kjo që deshtoi, per shkak te vendimit të PZZAP-se dhe Gjykatës Supreme, si dhe pengimi i saj që ta ketë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, po i prodhon dy efekte evidente.

E para fuqizimim politik te kësaj të fundit të komuniteti serb, duke e bërë kështu për një të ardhme të afërt edhe më të pamundur pluralizimin politik brenda atij komuniteti, si dhe tensionimin e Kosoves me partneret ndërkombëtar. E te mos flasim per vazhdimin e bllokimit të shtetit pas vendimit te fundit të Gjykatës Kushtetuese qe ka imponuar mase te përkohshëm për pezullimin e punës se Kuvendit.

Sidoqoftë, të dy pasojat e para e demtojne tej mase pozicionin shteteror, si nga brenda ashtu edhe nga jashte. Sepse e fillimisht i japin potence edhe me te madhe Listes Serbe dhe ne anen tjeter shtojne vetmine ndërkombëtare te shtetit. E sic dihet është iluzore te mendohet se pa perkrhajen e këtyre te fundit vendi ynë mund te lëviz më tutje.

Prandaj, aktualisht Kosova i është nënshtruar një humbje te dyfishte shtetërore si pasoje e këtij raporti te klasës se saj drejtuese politike ne raport me Listen Serbe. /TV Arbëria