Një person i moshës madhore është dërguar sot pa shenja jete në QKMF’në e Malishevës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se sipas informacioneve, viktima pasi ka hyrë në shtëpi i ka humbur ndjenjat.
“Sot rreth orës 08:15, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë jemi njoftuar se një person i moshës madhore nga fshati Javiq ishte dërguar nga familjarët pa shenja jete. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare, viktima kishte qenë në oborr dhe pas hyrjes në shtëpi kishte humbur ndjenjat. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.