Skuadra e Llapit e zhvillon sot ndeshjen kthyese ndaj Brondby në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
Llapi hynë pa gjasa në këtë sfidë, pasi atë të parën e humbën me rezultatin e thellë prej 6:0.
Batatina thotë para këtij dueli se skuadra e tij nuk dorëzohet asnjëherë – teksa sot do luajnë me nder.
“Kam përjetuar shumë rënie, por asnjëherë nuk jam dorëzuar dhe gjithmonë jam ngjitur si lider. Tek ne dhe skuadra jonë nuk ekziston asnjëherë dorëzimi. Pavarësisht kundërshtarit, luftën do ta bëjmë me nder dhe krenari për qytetarët e Kosovës, qytetarët e Llapit dhe për “Legjendat”. Sot dua mbështetje që të dëshmojmë se jemi qyteti i futbollit dhe i shumë Legjendave që sot nuk janë mes nesh”, ka shkruar Batatina.
Dueli mes Llapit dhe Brondbyt fillon nga ora 17:00 në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.