Një 33-vjeçar është lënduar sot duke lundruar në detin e Dhërmiut me një Jet Ski.
Bëhet fjalë për S. T., i cili sipas policisë, ishte duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një Jet Ski që e kishte marrë me qira, së bashku me vëllain e tij.
Dyshohet se 33-vjeçari k ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.
Ai është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës, ndërsa jet lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.