Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Humb jetën foshnja e porsalindur në Gjinekologji, familja kërkon ndihmën e Policisë

Humb jetën foshnja e porsalindur në Gjinekologji, familja kërkon ndihmën e Policisë

Një rast i rëndë ndodhi të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë dhe akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e rastit. Nëna ishte duke u trajtuar në Gjinekologji qe disa ditë, ndërsa familja Krasniqi mori dje mori lajmin e hidhur për vdekjen e foshnjës.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda QKUK-së, rasti është denoncuar dje në mesditë në Polici dhe si rezultat tashmë ka nisur hetimi.

Bazuar në informacionet e para, prindërit e foshnjës janë njoftuar gjatë ditës së djeshme nga mjekët në Klinikën e Gjinekologjisë se foshnja e tyre ka vdekur.

Posa një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, janë inetrvistuar palët e përfshira, babai i foshnjës, si dhe mjekët në Gjinekologji – që kanë dëshmuar lidhur me këtë rast të rëndë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se akoma nuk dihen rrethanat, por që me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është inicicuar rasti si ‘Hetim i vdekjes’.

Powered by WordPress