Një burrë nga fshati Carrabreg i Deçanit ka vdekur gjatë ditë së djeshme.
Sipas familjarëve i ndjeri ishte rrëzuar aksidentalisht dhe nuk u ka shpëtuar plagëve të marra.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se ka nisur hetimin e vdekjes dhe se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
/TV Arbëria