Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hulumtimi për ngacmimin seksual të një shefi në KESCO- Sigurimi pengon ekipin e televizionit

Hulumtimi për ngacmimin seksual të një shefi në KESCO- Sigurimi pengon ekipin e televizionit

Kaltrina Visoka, operatore në qendrën e thirrjeve në Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), kishte deklaruar se i është ndërprerë kontrata e punës, pasi ka raportuar eprorin e saj, G. Xhelili, për ngacmim seksual.

Ndërsa kishte thënë se edhe nuk po lejohet të hyj në objektin e KESCO.

RTK, ka shkuar të bëj video se pse zyrtarja nuk po lejohet që të hyj në vendin e punës.

Gjatë kohës kur ekipi i Udhëve ka hulumtuar pretendimin e ngacmimit seksual në KESCO, ekipet e sigurimit në KESCO kanë penguar ekipin hulumtues të RTK-së për të xhiruar në oborrin e këtij institucioni.

KESCO dhe KEDS janë kompani në pronësi të njëjtëve pronarë. Të korporatës Çalik-Limak.

Kaltrina Visoka, sipas kontratës do të duhej të ishte në punë deri me 31 tetor.

Në videon e publikuar dëgjohet një person duke i kërkuar gazetarëve që të largohen nga objekti.

“Jashtë perimetrit, me kamera nuk mundesh me hy, mundësisht lirona vendin”, dëgjohej duke thënë një pjesëtar i sigurimit.