Mjekiqi, ka folur për një mediumi të Kosovës, ku tha se Irani është një nga shkaktarët kryesorë të trazirave dhe vrasjeve në disa vende të rajonit dhe më gjërë.
“Ndikimi i Iranit ka qenë i madh në konflikte si ato në Jemeni dhe Siria, janë krijuar organizata që kanë sjellë dhunë dhe dëme të mëdha”.
Tutje Mjekiqi ka shtuar se dikur ka studiuar për një kohë në Jemen.
“Unë kam studiuar në Jemen dhe pikërisht këtë shtet e ka shkatërruar Irani. Regjimi atje duhet të rrënohet. Duhet të çohet i madh e i vogël që të rrëzohet ai regjim”, është shprehur ai gjatë intervistës.
Hoxha ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, për shkak të gjuhës së ashpër dhe qëndrimit të tij ndaj politikave të Iranit në rajon, është parë hapur qëndrimi i tij pro izraelitëve.