Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hoxhaj: Prioritetet e PDK-së, zhvillimi ekonomik dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE

Hoxhaj: Prioritetet e PDK-së, zhvillimi ekonomik dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një intervistër për TV Arbëria ka thënë se prioriteti kryesor i partisë së tij është përmirësimi i situatës ekonomike, duke shtuar se gjendja aktuale është shumë e keqe dhe se migrimi është një shpopullim masiv.

Ai theksoi se PDK-ja do të fokusohet në zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, dhe politikën e jashtme, me synim rikthimin e raporteve me SHBA-në dhe BE-në, si dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.

Hoxhaj tutje thotë se PDK-ja është një parti e cila mat politikën me rezultate konkrete dhe jo me qëllime të larta.

“Qëllimi jonë kryesor është ta përmirësojmë situatën ekonomike, pasi gjendja në ekonomi është shumë e keqe. Një pjesë e madhe e njerëzve po e lëshojnë Kosovën, dhe migrimi nuk është vetëm teknik, por një shpopullim masiv. Andaj, prioritet kryesor kemi zhvillimin ekonomik, prioritet i dytë arsimin, të tretin shëndetësinë, dhe të katërtën politikën e jashtme, rikthimin e raporteve me SHBA-në dhe BE-në, si dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE”, tha Hoxhaj për TV Arbëria.

“Mendoj se disa prej angazhimeve tona mund të përmbyllen gjatë një mandati, dhe ne që kemi qenë më herët në qeveri e dimë se çfarë duhet bërë që në javën e parë, muajin e parë dhe vitin e parë. Jemi një parti politike që nuk e mat politikën me qëllime të larta, por me rezultate”, tha tutje deputeti i PDK-së. /TV Arbëria