Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoxhaj: Politika e jashtme nën udhëheqjen e Donika Gërvallës është e dështuar

Hoxhaj: Politika e jashtme nën udhëheqjen e Donika Gërvallës është e dështuar

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, adreson kritika të ashpra ndaj kryediplomatës kosovare, Donika Gërvalla.

Sipas tij, diplomacia kosovare gjatë qeverisë Kurti ka zero rezultate, si në njohje të reja, ashtu edhe në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Zero çdo gjë. Zero. Politika e jashtme e Kosovës është një zero e madhe. Zonja Gërvalla e ka emrin dhe mbiemrin zero. Asnjë njohje të vetme, asnjë hiç. Kur Palestina nën udhëheqjen e Hamasit po merr njohje prej Spanjës, Sllovenisë, Irlandës jashtë procesit të Oslos. Unë jam i sigurt se në këto katër vitet e fundit kanë mundur të merren më së paku 25-30, njohje pasi ka ndryshuar qeveritë në disa vende që kanë qenë pro ruse dhe të cilat tash janë properëndimore. Asnjë organizatë e vetme ndërkombëtare ku është pranuar Kosova. Dështimi në Këshillin e Evropës është dështimi më klasik që ka pasur politika e jashtme e Kosovës. Aplikimi për të marrë statusin e kandidatit një kërkesë në sirtarë që ka mbetur në Bruksel, të cilin nuk e përmend askush”, thotë Hoxhaj.

Krahas kësaj ai thotë se dështimi për anëtarësim në Këshill të Evropës e ka adresën te qeveria Kurti.

Ai thekson se krerëve institucional iu është bërë e ditur nga vendet kryesore anëtare të Këshillit të Evropës se kurdo që Kosova e dërgon draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, ata janë të gatshëm të mbledhin ministrat e jashtëm dhe të shqyrtojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Po ashtu, ai e sheh të domosdoshme edhe largimin e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës