Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Hoxhaj për Bislimin: Ky s’mund ta udhëheq një trafikë, e lëre më çështje të politikës së jashtme

Hoxhaj për Bislimin: Ky s’mund ta udhëheq një trafikë, e lëre më çështje të politikës së jashtme

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër është “marrëveshja më e keqe” që nga Konferenca e Rambujesë më 1999.

Hoxhaj në fjalën e tij në një rast u ankua se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po i fliste nga mbrapa. Ai tha se Bislimi është dashur t’i japë këshilla kryeministrit.

“Zëvendëskryeministri po më folë mrapa. Ky është mirë me i dhënë këshilla kryeministrit në Ohër, jo mua këtu të më flasë mbrapa, se s’kam nevojë për këshillat e tij unë”, tha Hoxhaj.

Ish-kryediplomati tha se zëvendëskryeministri s’mund të udhëheqë çështje të politikës së jashtme.

“Ky s’mund ta udhëheq një trafikë kështu si financier, jo se po të udhëheqë çështje të politikës së jashtme”, tha ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress