Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Hoxhaj nga protesta: Prishtina rreh me zemrën e UÇK-së

Hoxhaj nga protesta: Prishtina rreh me zemrën e UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar fotografi nga protesta e mbajtur sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo ishte nata e tetë radhazi që qytetarët u mblodhën në shesh në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerëve të saj, transmeton Klankosova.tv.

“Edhe sonte, Prishtina rreh me zemrën e UÇK-së! ”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, krahas fotografisë nga protesta.