Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoxhaj: Në vend të keqpërdorimeve për fushatë, Qeveria Kurti duhej t’i prezantonte prioritetet e Kosovës në ShBA

Hoxhaj: Në vend të keqpërdorimeve për fushatë, Qeveria Kurti duhej t’i prezantonte prioritetet e Kosovës në ShBA

Enver Hoxhaj, nga radhët e PDK-së, ka thënë se në vend të keqpërdorimit të ministrisë së Jashtme dhe Ambasadave për fushatë zgjedhore, Qeveria Kurti duhet ta vizitonte Uashingtonin, të kontaktonte administratën në formim të Presidentit Trump dhe të prezantonte prioritetet e Kosovës.

Kjo pasi sipas tij, Serbia jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore në ShBA, por edhe këto ditë ka dërguar delegacione joformale drejt Nju Jorkut, Floridas e në Uashington.

“Por kur vendi ka një qeveri të papërgjegjshme, e cila ka vetëm interesa elektoralë dhe kurrfarë interesi shtetëror, asaj i mungon vëmendja dhe vetëdija që ta kuptojë që Presidenti Trump nuk do të vazhdojë thjesht politikën e mëparshme, ku SHBA vetëm do të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe Bashkimin Evropian, por mund të jetë e kundërta, ku BE-ja do të ishte vetëm fasilitator, ndërsa SHBA-ja do të zgjidhte çështjet kyçe në Ballkan, duke përfshirë normalizimin e plotë në mes të Kosovës-Serbisë! Së bashku me rikthimin e Trump-it është kyçe që të rikthehet edhe njohja e ndërsjellë në dialog si prioritet i Kosovës, dhe i SHBA-së”, ka shkruar tutje në Facebook, Hoxhaj.

“Kur sot tema kryesore në SHBA është se kush çfarë pozite do të marrë në politikën e jashtme dhe pozitat e rëndësishme përgjegjëse për Evropën dhe Ballkanin, Qeveria Kurti është e humbur në një kohë dhe hapësirë për të ndërmarrë ndonjë hap, gjë që tregon se rivendosja e marrëdhënieve me administratën Trump dhe me SHBA-në është vetëm temë e PDK-së, por edhe e opozitës, që ndryshimi në Washington të paraprihet edhe me ndryshimin që do të ndodhë në Prishtinë!”.

Powered by WordPress