Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hoxhaj në ShBA takon deputetin ukrainas: Njohja dhe forcimi i marrëdhënieve diplomatike, prioritet për shtetet tona

Hoxhaj në ShBA takon deputetin ukrainas: Njohja dhe forcimi i marrëdhënieve diplomatike, prioritet për shtetet tona

Gjatë qëndrimit të tij në Washington D.C., në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me deputetin ukrainas Dmytro Razumkov, ish-kryetar i Parlamentit të Ukrainës.

Në një status të publikuar në rrjete sociale, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Në Washington D.C. takova edhe deputetin Dmytro Razumkov, ish-kryetar i Parlamentit të Ukrainës”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka nënvizuar se diplomacia mbetet kyçe për të ardhmen e përbashkët.