Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj nga sot do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisë, i cili po zhvillohet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Samiti Botëror i Qeverisë është një platformë për qeveritë e mbarë botës, ku marrin pjesë dhe angazhohen në diskutime globale mbi formësimin e së ardhmes së njerëzimit.
Deputeti i PDK-së, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, është ftuar të marrë pjesë në këtë Samit nga Ministri i Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Ekonominë Dixhitale dhe Aplikimet e Punës në Distanca, i Emirateve të Bashkuara Arabe, Omar Sultan Al Olama.
Postimi i plotë:
/TV Arbëria