Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hoxhaj: Kurti ka dëmtuar interesin shtetëror të Kosovës – s’shohim ndonjë mundësi bashkëpunimi me VV-në

Hoxhaj: Kurti ka dëmtuar interesin shtetëror të Kosovës – s’shohim ndonjë mundësi bashkëpunimi me VV-në

Partia Demokratike e Kosovës “nuk sheh mundësi bashkëpunimi” me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve, ka thënë Enver Hoxhaj.

Hoxhaj tha se Vetëvendosjes, si parti e parë, i takon të synojë formimin e qeverisë së re, por se, në qoftë se nuk e bën, e bën PDK-ja.

“Mendoj se pasi të mbyllet procesi i votimeve ne do të duhet të vendosim për situata të veçanta në mënyrë të veçantë por parimisht dhe këtu jemi shumë të vendosur ne shohim Bedri Hamzën kryeministër dhe PDK-ja është e vendosur që të bëjë çdo gjë që ta mbështesë zotin Hamza që të jetë Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ne kemi patur kritikë të madhe për LVV-në gjatë katër viteve të fundit të qeverisjes, mendoj që me sjelljet dhe veprimet e tij, zoti Kurti, e ka dëmtu shumë interesin shtetëror të Kosovës prandaj edhe nuk shohim ndonjë mundësi të bashkëpunimit me këte subjekt politik ” tha Hoxhaj për blic.