Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoxhaj kujton Xhaferin në 12-vjetorin e vdekjes: Jetën ia kushtoi kombit shqiptar

Hoxhaj kujton Xhaferin në 12-vjetorin e vdekjes: Jetën ia kushtoi kombit shqiptar

Nënkryetari i Kuvendit nga radha e Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar në 12-vjetorin e vdekjes, politikanin Arbën Xhaferin.

Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se Xhaferi ia kushtoi jetën kombit shqiptar, modernizimit të shoqërisë, përmes veprimit politik dhe reflektimit intelektual, duke avancuar pozitën politike të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore dhe ndihmuar në formësimin e identitetin evropian të shqiptarëve kudo në Balkan në tri dekadat e fundit.

“Sot, kujtojmë politikanin vizionar dhe riliandasin e fundit kombëtar, Arbën Xhaferin, në përvjetorin e 12 të vdekjes së tij. Ai ia kushtoi jetën kombit shqiptar, modernizimit të shoqërisë, përmes veprimit politik dhe reflektimit intelektual, duke avancuar pozitën politike të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore dhe ndihmuar në formësimin e identitetin evropian të shqiptarëve kudo në Ballkan në tri dekadat e fundit”, shkroi Hoxhaj.