Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoxhaj: Kryesimi i OSBE-së nga Maqedonia e Veriut forcon pozicionin e Ballkanit Perëndimor

Hoxhaj: Kryesimi i OSBE-së nga Maqedonia e Veriut forcon pozicionin e Ballkanit Perëndimor

Ish- ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë kryesimi i OSBE-së për vitin 2023 nga Maqedonia Veriore forcon pozicionin e Ballkanit Perëndimor në Evropë.

Ai në një postim ku ka uruar ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmanin dhe ka thënë se ky është një hap i madh për këtë vend të rajonit.

“Uroj mikun tim, ministrin e jashtëm të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmanin, për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2023  Ky hap i madh dhe i rëndësishëm forcon pozicionin e tërë Ballkanit Perëndimor në Evropë, sidomos në këto kohë të ballafaqimit me Rusinë, e cila po kërcënon çdo ditë e më shumë paqen evropiane dhe rajonale”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.   /TV Arbëria