Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoxhaj: Jusufi, Bardhoshi e Kadriu, tre ideologët dhe frymëzuesit e UÇK-së dhe lirisë sonë

Hoxhaj: Jusufi, Bardhoshi e Kadriu, tre ideologët dhe frymëzuesit e UÇK-së dhe lirisë sonë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kujtuar 42 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se mbi sakrificën e tyre u forcua lëvizja popullore për liri dhe më pas u krijua Ushtria Çlirimtare.

“Kujtojmë sot sakrificën e heronjve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të vrarë tinëzisht në Gjermani 42 vite më parë nga shteti Jugosllav. Mbi sakrificën e tyre u forcua lëvizja popullore për liri dhe më pas u krijua Ushtria Çlirimtare. Kështu, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu u shndërruan në tre ideologët dhe frymëzuesit e UÇK-së dhe lirisë sonë. Lavdi! 🇦🇱🇽🇰”, ka shkruar Hoxhaj.

/TV Arbëria