Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hoxhaj i bindur në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së: Historia e shkruar në vitin 1999, s’mund të rishkruhet

Hoxhaj i bindur në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së: Historia e shkruar në vitin 1999, s’mund të rishkruhet

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se hëna është plotë dhimbje pasi në Hagë ka filluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. 

Hoxha është shprehur i bindur në pafajësinë e tyre, teksa ka thënë se historia e shkruar në vitin 1999, s’mund të shkruhet sërish.

“Sot është një ditë plotë dhimbje për shqiptarët kudo që janë, meqë filloi procesi në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, të gjithë këta bartës institucionesh kanë qenë të zgjidhur nga qytetarët”.

“Është një fazë plotë dhimbje dhe plotë e padrejtësi dhe me këtë rast do të mbyllet në favor të tyre. Të gjithë krerët e UÇK janë heronjtë e luftës dhe paqes dhe dje e kishim një marsh me një prani të madhe të qytetarëve”, tha Hoxhaj.

“Për mendimin tim historia e Kosovës është shkruar deri në shtator të vitit 1999 dhe e njëjta nuk mund të shkruhej më 2023”.

/TV Arbëria