Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoxha, Ymerit: Njëfarë dashurie e afërsie ideologjike me Kurtin e keni pasur, ish-deputeti: Veç gjumi na ka ndarë

Hoxha, Ymerit: Njëfarë dashurie e afërsie ideologjike me Kurtin e keni pasur, ish-deputeti: Veç gjumi na ka ndarë

Analisti, Ylli Hoxha, gjersa po fliste për kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin” dhe qëndrimet e kryeministrit, Albin Kurti për armatim i është drejtuar panelistit tjetër në “Debat Plus”, Visar Ymerit, se “nivelin e dashurisë për Kurtin e keni pasur të lartë”.

Ai ja kujtoi Ymerit kohën sa ishin në Lëvizjen Vetëvendosje dhe afërsinë që kishte me Kurtin

Lexo po ashtuParalajmërimi i Konjufcës për zgjedhje të parakohshme, analistët kalkulojnë se sa janë gjasat reale

“Qysh dashurisë, s’po kuptojë… qartësoje”, i është përgjigjur Ymeri me habi.

“Kështu, njëfarë dashurie e keni pasur, një farë kimie të afërt ideologjike, politike”, ka qartësuar tutje Ylli Hoxha.

“Natyrisht, veç gjumi na ka ndarë. Ama në gjumë nuk jemi shkuar bashkë”, ka deklaruar me shaka ish-kryetari dhe ish deputeti i LVV-së.