Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hoxha takohet me drejtorët rajonal të policisë, u kërkon “rritjen e komunikimit të mirëfilltë me qytetarë”

Hoxha takohet me drejtorët rajonal të policisë, u kërkon “rritjen e komunikimit të mirëfilltë me qytetarë”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka mabjtur një takim me drejtorët rajonal dhe komandantët e stacioneve policore.

Siç thuhet në një njoftim, ai kërkoi nga ta të që të zbatohen në përpikëri, me profesionalizëm dhe integritet të gjitha procedurat e parapara ligjore, udhëzimet dhe rregulloret policore, si dhe synimet, detyrat dhe objektivat strategjike policore.

“-Rritjen e bashkëpunimit dhe qasjes më proaktive me komunitetin,

-Rritjen e bashkëpunimit dhe komunikimit të mirëfilltë me qytetarët,

-Rritjen e performancës, integritetit, mbikëqyrjes më efikase dhe disiplinës në punë nga eprorët,

-Parandalimin, hetimin  dhe zbulimin e veprimtarive kriminale dhe luftën kundër korrupsionit,

-Uljen e shkallës së krimit të të gjitha formave,

-Ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve,

-Ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim dhe ruajtjen e rendit kushtetues.”, thuhet në njoftim.

Hoxha theksoi se përmes zbatimit të ligjit, menaxhimit sa më efikas të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, mbikëqyrjes së performancës së zyrtarëve policorë nga eprorët e drejtpërdrejtë, mund të arrihen rezultate edhe më pozitive në shumë sfera policore.

“Në këtë takim të gjithë të pranishmit u zotuan për angazhime të mëtejme me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe të vendit.”, thuhet në njoftim.