Hoxha Sead Paçarizi i ftuar në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria me Resim Morinën.
Ai ka folur për gjithë besimtarët myslimanë në lidhje me muajin e Ramazanit dhe natën e Kadrit.
Ai ka thënë se vlera e kësaj nate është sa një mijë muaj.
“Kur marrin dijetarët dhe fërësët, të cilët kanë bërë komentimin e surës Kadër, që është surja që ka zbritur për këtë natë, atëherë sipas disa kalkulimeve në mënyrë matematikore që kanë bërë, kanë ardhur në përfundim që kjo natë duhet të jetë nata e 27-të.
Neve na mbetet si besimtarë që jemi, që gjatë tërë 10 ditëve të fundit ta kërkojmë këtë natë, të mos fokusohemi vetëm tek shenjat e caktuara”, ka thënë tutje ai.
NDIQENI EMISIONIN E PLOTË: