Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoxha: Krimi i Hamasit ndaj Izraelit është terrorizëm

Hoxha: Krimi i Hamasit ndaj Izraelit është terrorizëm

Aktivisti, Ylli Hoxha, e ka cilësuar si akt terrorist sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

Në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet në lidhje me luftën në mes të Izraelit dhe Hamasit, Hoxha ka potencon se ndonëse është krim monstruoz i njëjti pritet të jetë një akt vetëvrasës i Hamasit si grup terrorist.

Hoxha thekson se “nuk ka zgjidhje ushtarake e të sigurisë pa zgjidhje fundamentale politike”.

Sipas tij, kjo zgjidhje “duhet të imponohet”.

“Palestinezët po e bëjnë luftën e tyre kombëtare. Krimi i Hamasit ndaj Izraelit është krim monstruoz, akt terrorist i pafalshëm. Siç duket do të jetë akt vetëvrasës i Hamasit si grup terrorist”, tha ai.

Sipas tij, ky akt duhet të ndalet menjëherë dhe të dënohet.

“Aktet e tilla nuk duhet përkrahur nga askush nga ne as nuk duhet të legjitimohen pa kurrfarë shkaku. Akti duhet të konsiderohet si akt tejet i dënueshëm. Nuk tolerohet që të vriten njerëzit e pafajshëm”, thotë ai.

/TV Arbëria