Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hoxha: Këto javë, Kosova do të jetë në thumb të presionit që ta zbatojë Asociacionin

Hoxha: Këto javë, Kosova do të jetë në thumb të presionit që ta zbatojë Asociacionin

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se Qeveria e Kosovës javëve në vijim do të përballet me një presion të shtuar nga ndërkombëtarët në mënyrë që të fillojë ta zbatojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Në  RTV Dukagjini, ku po diskutohet për raportet në mes të Kosovës dhe SHBA-ve dhe vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit, Hoxha ka thënë se çështja e dinarit nuk është thelbi i problemit.

Sulmi që i është bërë vendimit të BQK-së, sipas analisti Hoxha, ka qenë në masë të madhe prej ambasadorëve.

“A është ky vendim i duhur… është gjykuar pse nuk keni treguar që pensionet mund të rrezikohen nga kjo… e kanë sulmuar në procedurë vendimin. Tërheqja e BQK-së ka qenë plotësim i asaj kërkese, mbrojtje prej atij sulmi që ka ndodhur, por jo edhe plotësim i krejt kërkesës së ndërkombëtarëve lidhur me vendimin”.

Bashkësia ndërkombëtare e cila është e etur për një sukses në raport me Serbinë, sipas Hoxhës, do të bëjë në këto javë presion ndaj Kosovës që të ecë tutje me zotimet e veta.

“Në mënyrë që të lehtësohet sadopak marrëdhënia e saj me Serbinë me shpresën që Serbia të pranojë në fund gjitha aranzhmanin që ia kërkojnë rreth Kosovës”, shtoi më tej ai.