Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hoxha: Ka një “po” të Kurtit për të gjithë pakon e planit franko-gjerman

Hoxha: Ka një “po” të Kurtit për të gjithë pakon e planit franko-gjerman

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se në procesin negociator ekziston një “Po”, e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të gjithë pakon e planit franko-gjerman.

Hoxha ka thënë se nëse PDK është kundër Asociacionit si “produkt”, atëherë i ka dy zgjidhje, ose do të jetë mbështetëse e Albin Kurtit ose do t’i thotë “dorëzohu, mos na prish me ndërkombëtarët”.

“Në momentin kur jemi kundër Asociacionit dhe e konsiderojmë antikushtetues si produkt, e kemi problem mandej me kërku koordinim, të kritikohet Albin Kurti pse nuk po koordinohet me ndërkombëtarët. Qëndrimi duhet të jetë i qartë. E shoh situatën shumë më problematike se kaq. Kosova gjithmonë ka qenë gjithmonë e tejkoordinuar me SHBA-të. Jo çdoherë me koordinim ne kemi pasur produkte të mira. Koordinimi shpeshherë na ka prodhuar edhe produkte të këqija, për shembull Gjykatën Speciale. Nuk është se veç kemi fituar, por edhe kemi dhënë”, u shpreh Hoxha.

“Në procesin negociator ka një ‘po’ deklarative të kryeministrit Kurti për gjithë pakon e planit franko-gjerman, e cila e pret një ‘po’ të Serbisë… Dhe ka një insistim të Bashkësisë Ndërkombëtare i thotë këtë ‘po’ ti nisja ta bësh se ne ‘po’-në e Serbisë e bëjmë. Kurti nuk po do ta bëjë këtë dhe kjo e ka krijuar konfliktin”, shtoi ai.

 

Themes by WordPress