Hoxha Sead Paçarizi ka qenë i ftuar në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria me Resim Morinën.
Ai ka folur për gjithë besimtarët myslimanë në lidhje me muajin e Ramazanit dhe dhënien e zekatit.
Paçarizi ka folur për pjesën e zekatit në Kosovë.
“Me kalimin e kohës, çdo ditë, dhurimi i zekatit është duke u ngritur në vendin tonë, edhe pse do të thotë se lë shumë për të dëshiruar, sepse nuk i kemi dhënë ndoshta sa duhet përparësi, apo nuk e kemi kuotuar drejt rëndësinë e dhënies së zekatit dhe pastrimit të pasurisë.
Por kemi shumë njerëz në shoqëri që kujdesen që pasurinë e tyre ta pastrojnë duke dhuruar zekatin, prandaj numri i tyre është duke u shtuar.
Dhe ju bëj thirrje që të gjithë besimtarëve që pasurinë e tyre ta pastrojnë përmes dhënies së zekatit”, ka thënë ai në TV Arbëria.