Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hovenier thotë se patën biseda të rëndësishme në takimet me krerët e Qeverisë

Hovenier thotë se patën biseda të rëndësishme në takimet me krerët e Qeverisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka vlerësuar të rëndësishme bisedat që kanë zhvilluar me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, bashkë me Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.

Hovenier në një postim në X ka thënë kanë diskutuar për partneritetin mes dy vendëve, dhe që të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë te kenë siguri dhe kushte të mira.ADVERTISEMENT

“Patëm biseda të rëndësishme me liderët e Qeverisë për partneritetin me ne për të rritur paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie dhe për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern dhe evropian”, ka shkruar Hovenier.

Themes by WordPress