Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është duke zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.
Takimi i Hovenierit me Bislimin vjen një ditë pas takimit që ky i fundit e ka pasur në Bruksel me homologun e tij serb, Petar Petkoviq, me të cilin folën për Marrëveshjen Bazike dhe çështjen e dinarit.
Për sa i përket çështjes së dinarit, Bislimi dje tha se deri më 22 mars do të dalin me propozime konkrete se si do të ecet tutje.
/TV Arbëria