Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë nëpërmjet një postimi në Twitter, ku edhe ka njoftuar se ka mirëpritur për një vizitë në Kosovë ambasadoren Kate Marie Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Evropiane e ShBA-së.
“SHBA-ja e mbështet plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike, profesionale, të ndërveprueshme me NATO-n. Krenar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer”, ka shkruar Hovenier në postimin e tij në Twitter.
Pleased to welcome Amb Byrnes and Maj Gen Lasica from @US_EUCOM for a visit to Kosovo. The U.S fully supports KSF’s comprehensive transition into a multi-ethnic, professional, NATO-interoperable territorial defense force. Proud of our continuous & excellent cooperation. pic.twitter.com/IVjCYQ17VE
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 22, 2023 /TV Arbëria