Lajçak del me një postim rreth takimeve që zhvilloi në Bruksel

Emisari special i BE’së për dialogun Miroslav Lajcak ka...

Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve

Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të...

Jeta e shtrenjtë e Encës, zbulon çantat firmato

Që ka një jetë luksoze tashmë dihet. Këngëtarja shqiptare Ruensa...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hovenier: Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë

Extra AL PVC

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë partneritet të fortë me Republikën e Kosovës.

Këtë e tha përmes një postimi në rrjete sociale pas një përmbledhjeje që i bëri vizitës së Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

“Kënaqësi të mirëprisja dje në Kosovë Këshilltarin Chollet. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Ndërsa ishte këtu, Këshilltari Chollet u takua me liderë të ndryshëm, përfaqësues qeveritarë e shoqërisë civile dhe gazetarë”, shkroi Hovenier.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

“Ne besojmë se Asociacioni është një çështje urgjente, është një çështje urgjente në agjendën e dialogut, ka marrë një rëndësi edhe më të madhe pas ngjarjeve të fundit në veri”, tha Chollet gjatë një bisede me gazetarë.

Ai shtoi se SHBA-ja nuk mbështet diçka që i ngjan Republika Srpskës.

Ndryshe, në takimin që pati me Chollet, presidentja Vjosa Osmani falënderoi zyrtarin e lartë amerikan për angazhimin proaktiv të Shteteve të Bashkuara në procesin e dialogut, duke theksuar se angazhimi i shtuar amerikan në këtë drejtim është vendimtar për të siguruar rezultat të suksesshëm në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ndërsa edhe në takimin mes Chollet dhe kryeministrit Kurti u tha se është diskutuar edhe për procesin e dialogut, planin Evropian dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“U theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, thuhej në komunikatë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Lajçak del me një postim rreth takimeve që zhvilloi në Bruksel

Emisari special i BE’së për dialogun Miroslav Lajcak ka...

Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve

Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të...

Jeta e shtrenjtë e Encës, zbulon çantat firmato

Që ka një jetë luksoze tashmë dihet. Këngëtarja shqiptare Ruensa...

Erjola Doçi duket joshëse në ndryshimin e ri në pamje

Erjola Doçi është ndër moderatoret më të komentuara sa...

Lajçak del me një postim rreth takimeve që zhvilloi në Bruksel

Emisari special i BE’së për dialogun Miroslav Lajcak ka thënë se dy javët e fundit kanë qenë ‘një përvojë intensive diplomatike e përqendruar në...

Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve

Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të festivalit të birrës dhe karnavaleve që njihet si “Oktoberfest”. Sulmi vdekjeprurës me thikë, i muajit...

Jeta e shtrenjtë e Encës, zbulon çantat firmato

Që ka një jetë luksoze tashmë dihet. Këngëtarja shqiptare Ruensa Haxhia ka “goditur” ditën e sotme me një video nga koleksioni i çantave. Aty shihet se...