Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hovenier në takimin lamtumirës me Bislimin: Përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane

Hovenier në takimin lamtumirës me Bislimin: Përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka zhvilluar takimin lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Ai tha se në këtë takim e ritheksoi përkushtimin e ShBA-së për një Kosovë sovrane dhe përforcimin e mbështetjes për përparimin e vendit në integrimet euroatlantike.

“Në takimin tim lamtumirës sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ritheksova përkushtimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.