Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon të jetë në udhëkryq dhe palët deri tani nuk kanë ofruar asnjë qëndrim të qartë se si mund të dilet nga status-quoja.

Që prej marrëveshjeve të arritura nga Kosova dhe Serbia, në Bruksel e Ohër, mbi hapat që do të çonin drejt normalizimit, e që potencialisht do të përfundonin me njohje të ndërsjellë, nuk është shënuar asnjë përparim.

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se mbetet një nga pikat e nxehta të debatit.

Në një intervistë nga Nju Jorku për Zërin e Amerikës, Avdullah Hoti, deputet i dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, fajëson qeverinë Kurti për atë që e quajti braktisje të dialogut për njohje, duke bërë siç tha ai, që presioni ndërkombëtar në vend që t’i drejtohej Serbisë, të kthehet nga Kosova.