Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoti: Të dhënat nga raporti i buxhetit 2023 të krijojnë përshtypjen që nuk ka zot shtëpia për ekonominë e vendit

Hoti: Të dhënat nga raporti i buxhetit 2023 të krijojnë përshtypjen që nuk ka zot shtëpia për ekonominë e vendit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët gjatë vitit 2023 kanë paguar 33% më shumë tatim në pronë për dallim nga viti 2022, e kjo siç thotë ai për shkak të vendimit të Qeverisë për rritje të ngarkesës tatimore në pronë.

Tutje Hoti ka thënë se në kulmin e krizës nga inflacioni dhe krizës energjetike, ky vendim sipas tij ishte abdusrde.

“Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit”, ka shkruar mes tjerash Hoti.

Postimi i plotë:

Në kulmin e krizës nga inflacioni dhe krizës energjetike, të cilat e dyfishuan koston e jetës, ky vendim ishte absurd.

Kjo dhe shumë të dhëna të tjera nga raporti preliminar i buxhetit për 2023 tregojnë për një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale.

Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendi