Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hoti: Shyqyr që s’e dinë qytetarët për hajninë që po ndodhë, përndryshe do të iknin natën nga ky vend

Hoti: Shyqyr që s’e dinë qytetarët për hajninë që po ndodhë, përndryshe do të iknin natën nga ky vend

Analisti Agron Hoti, përmes një shkrimi në facebook ka thënë se në ministritë, dhe në komunat e Kosovës po bëhet një hajni e madhe.

Ai është shprehur se nëse qytetarët do ta dinin hajninë që po ndodh në Kosovë nga opozitarët nëpër komunat të cilat i udhëheqin, dhe nga pushteti nëpër ministri, atëherë do të iknin masivisht nga vendi.

“Sikur qytetarët e Kosovës ta dinin se çfarë masakre hajnie e paparë është duke ndodhur nëpër komuna që kryesisht drejtohen nga opozita dhe nëpër ministri që drejtohen nga pozita, padyshim që do të iknin masivisht natën nga ky vend”, ka thënë ai.

Hoti është shprehur se ka gara se kush po vjedh më shumë, komunat apo ministritë.

“E qytetarët e dinë vetëm 1% të hajnisë si dje ashtu edhe sot. Sikur Kosova t’i nënshtrohej një auditimi ndërkombëtar, burgjet as 20 katëshe s’do të mjaftonin. E dhimbshme sa të pashpirt e gllabërues kishim qenë ndaj kësaj toke!”, ka shkruar ai.

Themes by WordPress