Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Hoti shpërndan lajmin e mediumit amerikan: “Ja për çfarë janë pajtuar Kurti-Osmani në fillim të këtij viti”?

Hoti shpërndan lajmin e mediumit amerikan: “Ja për çfarë janë pajtuar Kurti-Osmani në fillim të këtij viti”?

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka shpërndarë një tekst të mediumit amerikan, Fox News ku thuhet se presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi kërkoi njohjen ‘de facto’ dhe autonomi për serbët.

“Ja për çfarë janë pajtuar Kurti-Osmani në fillim të këtij viti”, shkruan Hoti në Facebook, duke kërkuar reagim nga kryeministri dhe presidentja nëse kjo s’është e vërtetë.

“Nëse nuk është e vërtetë kjo që ka thënë znj. Ursula von der Leyen, Kryeministri dhe Presidentja duhet ta demantojnë menjëherë”, shkroi Hoti.

“Është obligim i juaj, dilni dhe sqaroni qytetarët”, shtoi ai.

Postimit, Hoti ia bashkangjiti linkun e lajmit të plotë dhe ndau pjesën ku Von der Leyen raportohet të ketë përmendur autonominë për serbët.

“Bashkangjitur gjeni lajmin e plotë nga Fox News: “Von der Leyen tha se Serbia duhet ta njohë de fakto Kosovën si një vend të pavarur dhe Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët etnikë në veri të Kosovës, ku ata përbëjnë shumicën. Kjo do të përmbushte në mënyrë efektive angazhimet e mëparshme të Serbisë dhe Kosovës të negociuara në fillim të këtij viti, por ka pak shenja që secila palë në të vërtetë synon të vazhdojë më tutje””, shkroi Hoti.

/TV Arbëria

Powered by WordPress