13:50 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoti shkon në Skenderaj, pret që Qeveria të ndajë sa më parë një fond emergjent

Hoti shkon në Skenderaj, pret që Qeveria të ndajë sa më parë një fond emergjent

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar familje e biznese në Skenderaj që janë dëmtuar nga vërshimet e fundit. 

Hoti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se duhet ndihmë urgjente për këto familje për të riparuar dëmet në shtëpitë e tyre.

“Pres që niveli qendror të ndajë sa më parë një fond emergjent, ku secilës familje i ndihmohet me një shumë fikse për blerjen e pajisjeve elementare shtëpiake dhe për meremetimet e nevojshme, në mënyrë që të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. Ndihma duhet urgjent”, ka shkruar Hoti

/TV Arbëria