Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pasi sot KEDS-i shkëputi nga rrjeti elektrik qindra biznese të cilat s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRrE.
Hoti ka pyetur se pse është i gjithë ky entuziazëm për t’i detyruar bizneset të blejnë energji disa herë më shtrenjtë, pa pasur kushte për treg të hapur.
“Pse gjithë ky entuziazëm për t’i detyruar bizneset të blejnë energji disa herë më shtrenjtë, pa pasur kushte për treg të hapur dhe konkurrues?!
Si erdhi puna deri në këtë pikë?!”, ka pyetur Hoti.