Deputeti i LDK-së, Avdulllah Hoti ka thënë se Prizrenit i duhet një kryetar si Driton Selmanaj
Sipas Hotit, qyteti ka nevojë për një udhëheqës me përvojë, maturi dhe përkushtim të vërtetë ndaj interesit publik.
“Me përvojën e tij në institucione qendrore dhe angazhimin e vazhdueshëm politik, Dritoni e njeh mirë si funksionon shteti dhe çfarë i duhet qytetit. Ai ofron një vizion të qartë për zhvillim të qëndrueshëm, mbrojtje të trashëgimisë kulturore zhvillim të turizmit dhe nxitje të ekonomisë lokale.”, ka shkruar Hoti në Facebook.