Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoti për sulmin ndaj Muhaxherit: Akte të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë

Hoti për sulmin ndaj Muhaxherit: Akte të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Në emër të LDK-së, Hoti dënon ashpër këtë akt të dhunshëm, dhe kërkon nga autoritetet rezultate të shpejta për këtë çështje si dhe personat të mbahen përgjegjës para drejtësisë.

“LDK dënon ashpër këtë sulm të dhunshëm dhe po ashtu kërkon nga autoritetet rezultate të shpejta për këtë çështje si dhe personat të mbahen përgjegjës para drejtësisë.

Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë” shkruan Hoti në Facebook.

Reagimi i plotë: