Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoti për shkarkimin e Isufajt: Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit

Hoti për shkarkimin e Isufajt: Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit

Avdullah Hoti nga LDK ka reaguar pas shkarkimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Hoti përmendi hetimet për skandalet që, sipas tij, lidhen me ministra të Qeverisë Kurti, duke vënë në pikëpyetje arsyetimin për shkarkimin e Isufajt me “performancë të dobët”.

“Një njeri i luftës për lirinë e Kosovës, një zyrtar i shtetit me integritet të lartë profesional sot largohet nga detyra pikërisht kur Prokuroria po merret me dosje tejet të ndjeshme”, ka shkruar Hoti.