Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Hoti, Muratit: Mos u “zgërdhij” kur të flas, mbi 2 miliardë euro i ke pa menaxhim

Hoti, Muratit: Mos u “zgërdhij” kur të flas, mbi 2 miliardë euro i ke pa menaxhim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, janë përplasur të premten në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere rreth situatës në Trustin Pensional.

Deputeti i LDK-së derisa po fliste i kërkoi ministrit Murati që të bëhet serioz dhe mos të qesh.

“Mos u zgërdhij kur të flasë, le të jemi serioz, 2.5 miliardë euro nuk kanë menaxhim. Të lutem të diskutojmë me seriozitet, mos u zgërdhini gjatë diskutimit. Unë nuk të respektoj fare, por jeni ministër dhe duhet të raportoni. Unë të kam thirrur në përgjegjësi institucionale”, u shpreh Hoti.

Ndërsa ministri Murati i mohoi këto akuza, duke thënë se në Komision është shumë serioz.

Krahas Muratit, në këtë Komision janë të ftuar edhe guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli.

/TV Arbëria

Powered by WordPress