Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Malishevës, Valon Hoti i ftuar në emisionin “N’Pult” me Resim Morinën ka thënë se ka hyrë në garë mjaft optimist.
Hoti në Tv Arbëria tha se Komuna e Malishevës ka humbur shumë duke u qeverisur nga një subjekt i vogël dhe pa fuqi, duke aluduar në partinë ‘Nisma Socialdemokrate’ dhe kryetarin aktual, Ekrem Kastratin.
Determinuese në këtë vendim kanë qenë hallet e mëdha të qytetarëve të Malishevës, nevojat bazike. Malisheva ka humbur shumë deri tani duke u qeverisur nga një subjekt i vogël dhe pa fuqi, dhe duke qenë subjekt i pafuqishëm me dështime në keqmenaxhim nuk ka arritur të tërheqë mbështetje të projekteve në Malishevës të cilat i meritojnë qytetarët e Malishevës.
Teksa tha se “qytetarët e Malishevës ata që më njohin e dinë se secilën detyrë që e kam marrë e kam ushtruar me përgjegjësi të lartë”, shtoi më tej.
EMISIONI I PLOTË: